E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1/ Alonso: “Humba një betejë, jo luftën”

Fernando Alonso dhe Xhankarlo Fizikela u kualifikuan përkatësisht në vendin e tretë dhe të shtatë në cirkuitin e Magny-Cours të Francës. Edhe pse dy pilotët e skuderisë Renault janë të bindur se i kanë të gjitha mundësitë për të luftuar për fitoren në garën zyrtare të ditës së diel.
"Jam i kënaqur me vendin e tretë, seps pas Indianapolis për muia ishte shumë e rëndësishme të avancoja në vendet e para. E dinim se Ferrari do të ishte shumë kompetitiv në një xhiro të vetme. Unë nga ana ime dhashë maksimunin. Jam shumë i bindur se do të bëjë një garë të mirë nesët. Koha ishte shumë e ngrohtë dhe të të njëjtë gjë presim edhe nesër, ku një rol të rëndësishëm do të luajën dhe gomat. Deri tani Mishelin ka qenë konstante në garat e gjata", - u shpreh pas garave piloti spanjoll Alonso që kryeson kampionatin botëror të Formula 1 me 19 pikë më shumë se Shumaker: 88, Alonso, 69, Shumaker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›