E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro/ Derbi dy “Arianëve”: Sheta-Beqaj

E shtuna në Qipro do të vendosë përballë njeri-tjetrit dy lojtarë shqiptarë: portierin e Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj që mbron portën e Anorthosis dhe ish-mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, Arjan Shetën që luan në radhët e Agia Napa. Kjo ndeshje hap edhe fazën e dytë për kampionatin grek. Ndeshja e parë midis dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1 (Solomou shënoi i pari për Agia Napa në të 46, Boaventura barazoi për vendasit e Anorthis në të 73'). Të dy lojtarët shqiptarë luajtën 90 minuta të plota në atë takim të zhvilluar më 12 gusht 2006, që regjistroi edhe takimet e para në futbollin qipriot të dy lojtarëve shqiptarë. Në ndeshjen e fundit, Agia Napa fitoi 4-1 me Aris, dhe një nga golat mban firmën e 25-vjecarit shqiptar Arjan Sheta, ish-lojtar i Kalitheas në kampionatin grek, që realizoi dhe golin e tij të parë me Agia Napën. Me fitore e mbylli jabën e 13-të edhe Anorthosis Famagusta e Beqaj, duke fituar në transfertë 2-0 me AEL. Të dy lojtarët, si Beqaj ashtu dhe Sheta, i bashkon Partizani. Te dy kanë luajtur me fanelën e kuqe. Madje, Sheta falë aktivizimit me Partizanin dhe golit të shënuar kundër ekipit qipriot Ethnikos Achnas në Kupën Intertoto (2006) u pikas nga menaxherët e Agia Napa.
Anorthosis ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Agia Napa në të 13 nga 14 ekipe që ka kampionati qipriot, me 9 pikë në 13 takime.

SHETA
Emri e Mbiemri: Arjan Sheta
Ditëlindja: 13 shkurt 1981
Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Tiranë
Gjatësia: 177 cm
Pesha: 73 kg
Roli: mbrojtës
Ndeshje me Kombëtaren: 1
Ekipi aktual: Agia Napa, Qipro
Ekipet e mëparshme: KF. Partizani, SK. Teuta, SK. Tirana, KF. Besa Kavajë FC. Kallithea (Greqi)

BEQAJ
Emri e Mbiemri: Arjan Beqaj
Ditëlindja: 25 Gusht 1975
Mosha: 31 vjec
Vendlindja: Prizren, Kosovë
Gjatësia: 187 cm
Pesha: 82 kg
Roli: portier
Ndeshje me Kombëtaren: 18
Ekipi aktual: Anorthosis Famagusta, Qipro
Ekipet e mëparshme: KF. Partizani, Ionikos (Greqi)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›