Shala protagonist në kualifikimin e Foxhias

Foxhia e kosovarit me pasaportë zviceriane, Rijat Shala hodhi një hap drejt më tej në Kupën e Italisë të Serisë C, kur fitoi sot 1-0 me Kavezen (gol i Zanetit në të 27'). Gjatë këtij takimi Shala la qenë protagonist i disa aksioneve ku mund edhe të kishte shënuar në të 26' si dhe harkoi disa krose të rrezikshme. Foxhia do të përballet të dielën me Taranton në kampionatin e Serisë C1/B dhe ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, 2 më pak se vendi i parë që mbahet nga Avelino.
Foxhia e Shalës është në të njëtin grup me Teramon e Myrtaj dhe Ankonën e Xhulian Rudhos Mesfushori 23-vjecar Shala (datëlindja 1983, 179 cm, 73 kg) ka mbërritur në Itali fillimisht te Salernitana (në janar të 2006) kaloi te Foxhia gjatë merkatos së gushtit (madje në orët e fundit të merkatos verore. Shala ka luajtur edhe Kombëtaren U-21 zviceriane.