Berisha detyron Doll të ndryshojë skemën

Forma e mirë e Besart Berishës ka provokuar një "revolucion" në skemën taktike të Hamburgut. Trajneri Tomas Dollë është duke aplikuar qysh nga dita e hënë sistemin 4-3-3, duke ndërtuar një formacion më agresiv, por edhe të synojë rezultate pozitive, të cilat i kanë munguar gjatë këtij sezoni Hamburgut. Tekniku ka vendosur tashmë ta aplikojë "tridhembshin" kundër Aahen: Boubakar Sanogo do jetë në qendër, Danijel Ljuboja në të majtë dhe Besart Berisha në të djathtë.