Bogdani bind skeptikët: Te Siena kam rilindur
TIRANE-Erjon Bogdani duket se ka hedhur pas gjithë skepticizmin që shoqëronte kalimin e tij te Siena në ditën e fundit të merkatos, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Saninos.
Dy gola në dy ndeshjet e fundit e kanë konfirmuar atë si një pikë të palëvizshme në sulmin bardhezi. Të dielën ai do të kërkojë të shënojë ndaj ish-skuadrës së tij, Çezenës, e cila e konsideroi të pavlefshëm. “Nuk e di nëse janë penduar që më lanë të lirë, por unë mendoj vetëm të eci në rrugën time, - thotë sulmuesi shqiptar. – Gjithsesi, ruaj një raport të mirë me presidentin e Çezenës Kampedeli. Kur i kërkova të iki, sepse megjithë stërvitjen e fortë, nuk gjeja hapësirë, ai e pranoi kërkesën time”, shton Bogdani. Te Siena ai është përshtatur menjëherë edhe pse kjo skuadër ka disa elementë të tjerë në sulm. “Nuk kam ardhur këtu të luaj gjithnjë titullar, por për të qenë në dispozicion të skuadrës, - shprehet Erjon Bogdani. – Trajneri na mban gjithnjë nën alarm, duke na e thënë formacionin vetëm në momentet e fundit”. Te Çezena ai luajti 13 ndeshje, por nuk realizoi asnjë gol, kjo edhe për shkak se luante gjithnjë si zëvendësues. “Edhe pse stërvitesha shumë dhe ndjehesha në formë, sërish nuk gjeja hapësirë. Unë kam ndërruar shumë skuadra në karrierë dhe kështu veprova edhe këtë herë, - deklaron sulmuesi kuqezi. – Te Çezena kam një raport të mirë me të gjithë, por këtu më është rikthyer dëshira për të luajtur. Ndeshja? Tifozët do ta karikojnë shumë Çezenën, por ne duhet të provojmë të fitojmë, pasi kjo do të bënte që ta linim pas dhe t’i largoheshim edhe Leçes”, shtoi Bogdani.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)