E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani do t’i mungojë Kievos këtë javë në përballjen me Udinezen

Verona - Sulmuesi shqiptar i Kievos në Serinë A, Erjon Bogdani, do t’i mungojë këtë javë skuadrës së tij pas disa problemeve muskulare. Në stërvitjet e fundit, trajneri Di Karlo nuk e ka provuar bomberin në skemat e tij.

Bogdani vuan si pasojë e disa problemeve muskulare, ku në pikpyetje është aktivizimi edhe në ndeshjen pasardhëse me Romën. Me ardhjen e trajnerit Di Karlo në drejtimin e Kievos, formacioni për gjigandin shqiptar ka qenë më afër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›