E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo pritet t’i rikthehet futbollit në muajin janar

Flamengo - Ronaldo i rikthet përsëri stërvitjeve të tij. “Ish-fenomeni” po përgatit për rikthimin e tij të fuqishëm në muajin janar. Braziliani është duke menduar për një skuadër, ku do të provojë edhe një shans tjetër për të vazhduar karrierën futbollistike.

Fizioterapisti që po merret me riaftësimin e Ronaldos, Bruno Maxioti, shprehet për mikrofonët e Radio Brazilit: “Ronaldo është duke u rikuperuar, dhe mendoj që në fillimin e vitit të ri do të jetë i gatshëm për rikthimin e tij”. Braziliani 32-vjeçar, dëmtimin e fundit e pësoi në tendinë në fillimin e muajit shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›