Bogdani, drejt Dinamos së Moskës
E ardhmja e Erjon Bogdanit vazhdon të mbetet e pasigurt. Pas rënies së Livornos në Serinë B, sulmuesi i kombëtares shqiptare mendohej se do të kthehej te Kievo, klubi që zotëron kartonin e tij. Megjithatë, veronezët e kanë vendosur 31-vjeçarin në listën e lojtarëve që do të largohen. Sipas mediave italiane, Dinamo e Moskës është në "pole position" për shërbimet e kuqeziut, për të cilin nuk mungojnë ofertat. Bogdani është përfshirë edhe në listën e objektivave të Fiorentinës. Skuadra nga Firence ka siguruar një vend në Ligën e Kampioneve dhe tekniku Prandeli kërkon përforcime. Vieri, Kaça, Osvaldo e Papa Viago do të largohen nga "vjollcët", që të konfirmuar në repartin ofensiv kanë vetëm Pacinin dhe Adrian Mutun. Përveç Bogdanit, Fiorentina synon Xhilardinon, Vargas, Tavanon dhe Amoruzon.