Bogdani e mbyll vitin ne stol
Sulmuesi i kombetares sone nuk eshte preferuar asnje minute ne dy ndeshjet e fundit te Seria A, nga trajneri i Kievos, Di Karlo. Bogdani, ashtu si ne sfiden e kaluar qe Kievo zhvilloi ne shtepine e saj me Fiorentinen, edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Napolit nuk ka mundur dot qe te binde trajnerin per te qene pjese e sulmit, qofte edhe disa minuta loje. Kievo eshte mundur 2-0, nderkohe Bogu e ka ndjekur deri ne fund ndeshjen e djeshme nga stoli. Mungesa e Bogdanit i shtohet listes se disa lojtareve te tjere kuqezi, qe ndodhen ne ekipe te ndryshme evropiane, por nuk aktivizohen.