Juventusi "ngel" ne klase, Roma ngjitet ne zonen "Champions"
Nuk luan mire, pa ide dhe ben gabime nga fillimi e deri ne fund te ndeshjes. Juventusi po kalon nje moment te veshtire ne Seria A, pasi Katania i ka bere nje "dhurate" te bukur me rastin e festave te fundvitit. Ekipi i drejtuar nga Sinisha Mihajlovic fitoi 2-1, ne "Olimpico". Ferrara largon pas minutes se 31-te filiqe Melon nga loja. Ne fushe aktivizohet Xhovinko dhe Del Piero. Katania befason vendasit me Ixon. Diferenca e Juves me Milanin dhe Interit pritet qe te thellohet, pasi dy ekipet e para ne klasifikimin e Seria A nuk kane luajtur, per shkak se disa ndeshje jane anuluar, prej debores. Salihamoxhic barazoi per bardhezinjte ne pjesen e dyte. Presioni i Juventusit eshte rritur ndjeshem me kalimin e minutave, por kur pritej fitorja e Juves, Katania realizoi golin e dyte. Tashme vendi i trete kercenohet nga Roma, ndaj Juventusi eshte vene ne presion te madh, edhe nga tifozet e skuadres qe nuk u pajtuan ne asnje moment gjate lojes me rezultatin e ndeshjes se fundit, me Katanian. Juve u eliminua nga "Champions" dhe humbi ndeshjen e fundit te Seria A, me ekipin e Barit. Bardhezinjte, pas Krishtlindjeve pritet qe te rimarrin veten dhe t'iu rikthehen rezultateve pozitive.
Ne ndeshjet e tjera, Napoli kaloi ne avantazh shume shpejt, me ane te Hamshik, qe shenoi per ekipin e Napolit, ndersa Kuariela shenoi golin e dyte, ne fund te ndeshjes. Me kete fitore Napoli ka ngjitur ndjeshem shkallet, vetem nje pike larg vendit te katert, ose zones se "Champions". Trajneri Maxari festoi ndeshjen numer 200 ne Seria A me nje fitore te bukur. Fitore te madhe shenoi edhe Roma duke iu rikthyer mundesise per te prekur zonen "Champions". Fitorja e ngjiti Romen ne vend te katert, ne kuoten e 28 pikeve.