Mancini prezantohet me disa "yje" te Mancester Siti
Trajneri i ri i Mancester Sitit, Roberto Mancini ka paraqitur nje liste ekstravagante, per te blere disa lojtare te tjere ne muajin janar, duke perfshire emra te medhenj te futbollit evropian. Raportohet nga mediat angleze se jane llogaritur shume te medha te perfshira ne liste, per blerjen e disa emrave te njohur qe do te perforcojne Mancester Sitin, ne vijim te pjeses se dyte, te ketij edicioni. Super-yje te tille, si Tieri Herni i Barcelones, (10 milione sterlina), Fernando Torres i Liverpulit (80 milione sterlina), Sexhio Aguero (40 milione sterlina) dhe Anglelo Di Maria i Benfikes (35 milione sterlina) jane perfshire te gjithe ne planet e Mancinit. Por edhe Frenk Riberi i Bajernit te Mynihut deklarohet gjithashtu si nje objektiv i mundshem i Mancester Sitit, duke shtruar numrin e emrave te medhenj qe do te behen pjese e skuadres angleze. Trajneri i Liverpulit nuk ka perfshire dy lojtare, Maskeranon dhe Turen, ndaj edhe nga pakenaqesite e tyre pritet qe te perfitoje Mancester Siti. Edhe qendermbrojtesi i Anglise Upson perfshihet gjithashtu, si nje nga lojtaret e preferuar te Mancinit. Me afrimin e trajnerit te ri te skuadres angleze te Premier Liges, Mancester Siti synon qe te realizoje disa blerje te tjera. Mancini fitoi tre tituj kampione ne Seria A me Interin. Ne kohen e tij me zikalterit u bashkua edhe Zlatan Ibrahimovic. Roberto Mancini zuri vendin e trajnerit Mark Hjuxh, i shkarkuar menjehere nga detyra, pas fitores qe shenoi ndaj Sanderlendit. Gjate vitit te kaluar ai kerkoi qe klubi te kryente shume shpenzime, por paraqitjet nuk kane bindur drejtuesit dhe menduan qe te largoi me perfundimin e fazes se pare. 45-vjecari tregoi se eshte ne presion te vazhdueshem dhe nuk ka marre asnje paralajmerim per largimin nga puna.