Ferrara: Juve, nje moment te veshtire
Ciro Ferrara eshte shume prane shkarkimit, nga stoli i Juventusit, pas humbjes se djeshme me Katanian. - "Nuk do t'i kalojme mire Krishtlindjet, pasi ecuria e fundit nuk na lejon nje gje te tille," - theksoi Ciro Ferrara. - "Ky eshte nje moment teper delikat per ekipin tone. Edhe per tifozet. Keta te fundit deshironin nje sezon te ndryshem nga i pari dhe me trofe. Kemi krijuar raste me Katanian, por kundershtari shenoi golat, pasi ishte me fat, gjate lojes." Gjate ndeshjes ka pasur kundershtime nga ana e tifozeve te Juves. - "Kemi kundershtime te tifozeve dhe eshte e qarte. Ambienti i Juventusit po kalon nje moment te veshtire, pas ketyre rezultateve. Ndaj Katanias pesuam nje humbje qe komplikon objektivin. Katania kishte merite, sepse mbylli te gjitha korridoret qe te conin te goli rastet qe krijuam para portes se saj," - thekson Ciro Ferrara. Felipe Melo eshte nje ceshtje ne kampin juventin dhe eshte zevendesuar per gjysme ore. - "Ka bere disa gabime keshtu qe mendova qe ta nderroj. Ishte nje zgjedhje teknike. Me Felipen duhet te flas javen tjeter per t'i komunikuar se cilat jane veshtiresite e tij ne loje. Ndoshta ne kete moment, Melo dhe Diego nuk jane pergjegjesit kryesore te situates aktuale." Per kampionatin dhe pretendimet e Juves, Ferrara deklaroi: - "Do te shohim dhe do te vleresojme gjithcka ne te ardhmen...". Ka mundesi qe Juventusi te futet ne merkaton e muajit janar? "Nuk besoj," - perfundoi Ferrara pas ndeshjes se djeshme qe komplikon te ardhmen e tij ne stolin bardhezi.