Rikthehet Tirana, parakalon Apolonine
Aranit Muraci
Dinamo, pas "gafes" se pare ne Peqin, do te prese nje dite tjeter, per te mesuar nese do te ngushtohet diferenca e pikeve me ndjekesin e saj me te afert. Dje, bora nuk lejoi qe te luhej ndeshja kryesore e javes se 16-te, Skenderbeu-Besa. Ashtu sic ka ndodhur ne shume vende te ndryshme te Evropes, ku per shkak te debores jane anuluar disa ndeshje te rendesishme, edhe kampionati shqiptar nuk i ka shpetuar ketij "fenomeni". Ne Juglindje te vendit, atje ku reshjet e debores kane qene me te medha, nuk eshte zhvilluar ndeshja kryesore. Kavajasit udhetuan drejt Korces, duke care me force deboren dhe kaluar disa peripeci te shumta deri ne mberritje, nderkohe bora vazhdoi edhe gjate dites dhe i pengoi miqte, qe ata te zbrisnin ne fushe. Pak ore para fillimit te ndeshjes, gjyqtaret vendosen anulimin e takimit, per shkak te terrenit. Besa duhet te udhetoje serish per nje dite tjeter, drejt Korces, por ende nuk eshte percaktuar nese kjo ndeshje do te luhet ne mesjave, apo me tej, duke qene se kushtet atmosferike nuk japin asnje garanci. Besa ndodhet aktualisht 14 pike larg vendit te pare, por do te luaje dy ndeshje kur duhet edhe nje jave nga perfundimi i pjeses se pare se ketij edicioni.
Tirana i eshte rikthyer fitores, pas dy ndeshjeve, duke mundur ne "Qemal Stafa" ekipin e Apolonise se Fierit. Nje fitore e rendesishme kjo per kampionet ne fuqi, qe kane parakaluar kundershtarin me te cilin u perballen gjate dites se djeshme. Me kete fitore, Tirana eshte ngjitur ne vend te trete, nje pike me pak se Besa, nderkohe qe kjo e fundit, sic u permend me lart, do te luaje ne nj date tjeter. Sidoqofte, bardheblute fituan ndaj nje rivali direkt ne gare per te zene nje nder vendet e para, fitore qe ka rikthyer menjehere besimin e munguar ne skuadren e tyre. Ne nje terren te veshtire, Tirana e dominoi plotesisht pjesen e pare te ndeshjes dhe shenoi dy gola te shpejte. Kryeqytetasit me rifillimin e pjeses se dyte aktivizuan disa lojtare te tjere te rinj, ne pjesen e dyte dhe ia dolen qe ta thellonin edhe me tej rezultatin e ndeshjes. Ne pjesen e dyte Apolonia kerkoi qe te shkurtonte ne disa raste diferencen e golave, por hasi ne nje qendrese te forte te bardhebluve, qe u treguan ne te shumten e rasteve te kujdesshem ne fushe. Pas shenimit te golit te trete, fieraket humben shanset per te pretenduar nje rezultat pozitiv, qe do t'i mbante ende ne vend te trete. Apolonia, nen drejtimin e Hasan Likes pesoi nje humbje te thelle. Trajneri durrsak ne shume raste, gjate ndeshjes, ka humbur qetesine me lojtaret e tij, te cilet nuk arriten dot qe te shfrytezonin rastet qe krijuan para portes.
Tirana- Apolonia 4-1
Shenues: Abilaliaj 15', Muzaak 29', Hajdari 68', Memelli 89'/ Memelli (11-m)/ Dhrami 85'
Tirana: Korunovski, Sina, Osmani, Pashaj, Ahmataj, Muzaka (Dushaj 71'), Devolli, Lilaj, Muka (Hajdari 54'), Memelli, Abilaliaj (Malindi 63'). Trajner A. ORUNOVSKI, Elvis
Apolonia: Haxho, Mertiri (Dhrami 46'), Cela, Meto, Haxhibulic, Berkic, S. Haxhibulic (Cimili 35'), Hoti, Ferizovic, Kaci. Trajner: Hasan LIKA
Gjyqtar: R. Sadiku
Kartone te verdhe : Kaci, Ferizovic