Anceloti: Jam tifoz personal i Zoles
Celsi barazoi 1-1 ne ndeshjen e djeshme te Premier Liges. Uest Hemi shenoi golin e pare, por Lampard barazoi ne pjesen e dyte te ndeshjes. Me kete barazim, Celsi eshte shkeputur nje pike nga Mancester Junajtid, qe humbi ndeshjen me Fulhemit, nje dite me pare. Trajneri i Celsit, Karlo Anceloti pranoi se ai eshte nje tifoz i trajnerit te Uest Hemit, Xhafranko Zola. Italiani i Uest Hemit po kalon momente te veshtire ne radhet e ekipit londinez, pais skuadra e tij ndodhet ne zonen e ftohte. Ai ka qene nje lojtar i madh i Milanit dhe i Parmes para se te kalonte ne "Stamford Bridge", ku u kthye ne nje hero. Para ndeshjes se djeshme te Premier Liges, Karlo Anceloti pranoi se ka admirim te vecante per trajnerin e ekipit te tij. Zola aktualisht drejton Uest Hemit, qe u perball dhe barazoi ne Premier Lige, me Blute e Londres. - Karlo pranoi se e admironte trajnerin, ne nje interviste para ndeshjes se djeshme. - "Jam nje tifoz i Zoles," - theksoi Karlo Anceloti. - "Jam nje tifoz i djemve te mrekullueshem dhe Zola eshte nje i tille. Ai eshte edhe nje trajner shume i mire, mendoj." Zola ka dhuruar emocione te rralla, si lojtar. - "Shpirti qe ka pasur si lojtar do ta ndihmoje qe te menaxhoje lojtaret tani, qe eshte ne rolin e trajnerit. Zola ka qene i madh ne fushen e blerte," - theksoi Karlo Anceloti. - "Kjo eshte eksperienca e pare e tij, si trajner dhe ai ka kualitete per te vazhduar me sukses karrieren e trajnerit," - vijon me tej trajneri i Celsit.