E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani fiton në Bolonjë, barazon Ujkani dhe Filipi

 

Ka arritur një fitore të rëndësishme skuadra e Erjon Bogdanit, dje në fushën e Bolonjës ndaj vendasve me rezultatin 2-0 ku sulmueis shqiptar luajti si titullar. Golat për veronezët u shënuan nga Xhiampiero Pinzi (18') dhe Serxhio Pelisier (29'). Ndërsa në minutën e 68-të për të ruajtur rezultatin trajneri e zëvendësoi Bogdanin me mesfushorin Luka Ariati. Barazim te inferiorët si për Novarën e Samir Ujkanit (Novara-Monza 1-1) dhe për Ravenën e Brian Filipit (Ravena-Taranto 1-1). Që të dy futbollistët shqiptarë luajtën si titullarë. Ndërkaq në Gjermani Erzgebirge Aue e Skeridaljd Currit e Alban Ramajt humbi 2-0 në transfertë me SV Wehen Wiesbaden, e vlefshme për Bundesliga 3. Curri e Ramaj luajtën 90 minuta, por ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›