Shpenzimet e fushatës, KQZ miraton sot ekspertët
Komisioni Qendror i Zgje-dhjeve do përcaktojë të hënën paradite ekspertët kontabël që do të kontrollojnë shpenzimet e fushatës së partive politike. Grupi prej 65 ekspertësh, të cilët zgjidhen me anë të shortit, do të hetojnë financat e subjekteve politike, pjesëmarrëse në garë gjatë, para dhe pas 28 qershorit. Nënkryetarja e Komisionit Qendror, Dëshira Subashi pati deklaruar pak kohë më parë se zbardhja e financimeve, do të mund të bëhej vetëm në tetor, dhe vetëm atëherë zgjedhjet e 28 qershorit do të mund të quhen përfundimisht të mbyllura. “Për nga procedurat që jep kodi, shpresoj që deri në muajin tetor ne të kemi një përmbyllje dhe të këtij aktiviteti çka përbën dhe tërësisht përmbylljen e të gjitha problematikave zgjedhore të vitit 2009”, është shprehur Dëshira Subashi.