Morali dhe mendimi ndryshe
Musa Ulqini
Katër vjet më parë Pas humbjes së PS në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ende pa u certifikuar zyrtarisht rezultati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe anëtar i forumeve të larta të PS, Edi Rama, kërkoi publikisht në media dorëheqjen e kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në analizën e tij ai i quajti zgjedhjet e 3 korrikut si një “...proces të zhvilluar tërësisht jashtë standardeve të demokracisë dhe mendësisë evropiane, duke dëshmuar një prapambetje rrëqethëse në raport me botën ku themi se po integrohemi...”. E megjithatë ai foli edhe për meritë të PD në fitoren e 3 korrikut! Pasi listoi shkaqet e humbjes së PS, Rama kërkoi largimin e Fatos Nanos, i cili sipas tij, duhej të merrte i vetëm përgjegjësinë e humbjes. Ky reagim publik i Ramës shokoi jo pak njerëz brenda dhe jashtë PS, të cilët karrierën politike të Ramës ia dedikonin Fatos Nanos. Shumë pak prej tyre vlerësuan në ato ditë vërtetësinë e analizës së Ramës. Vazhdimi i këtij zhvillimi në PS dihet nga të gjithë. Ditën që KQZ certifikoi zyrtarisht rezultatin, Fatos Nano dha dorëheqje të parevokueshme.
Katër vjet më pas
Pas humbjes së PS në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, filluan të artikulohen hapur dhe me kurajo arsyet e vërteta të kësaj humbje, jo vetëm nga Blushi dhe Malaj, por edhe nga një numër personalitetesh të tjera të Partisë Socialiste. Rama i sotëm, ndryshe nga dje, nuk pranon të japë dorëheqje e të marrë mbi vete i vetëm përgjegjësinë e humbjes së PS. Ai përpiqet çdo ditë të zhvlerësojë zërat kundër, jo duke u marrë me thelbin e vërtetësinë e kritikave, por duke e trajtuar çështjen në plan etik. Zërat kundër që vijnë nga pjesa e përjashtuar e listave të deputetëve, sipas tij, nuk kanë të drejtë morale të flasin pasi kritikat e tyre janë emocionale për shkak të mospërfshirjes në lista!
Ndërkohë, edhe zërat kundër që vijnë nga pjesa fituese e listave të deputetëve, po sipas Ramës, janë amoralë, sa kohë që ata janë në krye të listave të kandidatëve për deputetë!
Trajtimi në këtë mënyrë i të drejtës për të folur është në të vërtetë sa i gabuar aq edhe amoral. Kandidimi në çfarëdo lloj detyre dhe posti, në emër të një force politike, përcaktohet në radhë të parë nga kontributi dhe personaliteti individual i secilit dhe nuk mund të shihet si një “nder” që kryetari u bën atyre që kandidojnë.
E drejta për të folur
Debati që zhvillohet sot në PS për shkaqet e humbjes dhe sfidat e saj në të ardhmen do të ishte vërtetë emancipues, jo vetëm për Partinë Socialiste, por për të gjithë shoqërinë, nëse ai do të ishte transparent dhe do të kishte ballafaqim argumentesh dhe idesh. Në fakt ne kemi sot një përpjekje këmbëngulëse për t’i bishtnuar këtij lloj debati. Analiza e argumenteve është zëvendësuar me analizën e individëve, e cila synon të fshehë pikërisht përgjegjësinë e individëve përgjegjës. Debatet serioze në partitë moderne nuk kanë në qendër të tyre individët që debatojnë, por cilësinë e argumenteve që ata parashtrojnë. Nuk ka rëndësi të diskutohet kush tha çfarë, por janë apo jo të vërteta ato që thuhen.
Më keq akoma, këtij debati të zhvilluar në forumet e larta të Partisë Socialiste (Kongres i Jashtëzakonshëm, Asamble Kombëtare, Kryesi, Grup Parlamentar)gjithnjë e më shumë i mungon transparenca me publikun. Mbledhjet e mbyllura jo vetëm janë një kthim mbrapa në funksionimin e PS, por ato shprehin frikën e lidershipit të kësaj force politike jo thjesht nga zërat kritikë, por nga vërtetësia e kritikës, që këta zëra artikulojnë qartë dhe me kurajo në këto forume.
Të drejtën për të folur për atë çfarë ndodhi më 28 qershor, të drejtën për t’u shprehur për arsyet pse PS nuk është forcë qeverisëse e kanë të gjithë në Partinë Socialiste: anëtarë të thjeshtë dhe drejtues forumesh në PS, kandidatë për deputetë të listuar në pjesën fituese të listave dhe ish deputetë të skualifikuar nga listat, themelues e kontribuues të PS ndër vite dhe të sapo ardhurit në këtë parti. Këtë të drejtë, të drejtën për të folur dhe për të kritikuar, që PS ndër vite e ka kthyer në një standard të vetin, duhet ta mbrojnë të gjithë.
Rama dhe mendimi ndryshe
Është e pabesueshme, por Rama i sotëm është krejt tjetër me Ramën e katër viteve më parë, edhe kur flasim për vlerësimin e tij për mendimin ndryshe. Katër vjet më parë ai ishte flamurtari i mendimit ndryshe dhe këmbëngulte me forcë për legalizimin e këtij mendimi në formën e fraksionit. Sot kemi një Ramë krejt tjetër, që jo vetëm nuk flet për fraksionet, por nuk pranon as mendimin ndryshe.
Në një intervistë në një të përditshme në 17 gusht 2009 Rama e hedh tej zhgunin demokratik dhe artikulon një koncept krejt tjetër për mendimin ndryshe, që s’ka asgjë të përbashkët me lirinë dhe të vërtetën. Mendimi ndryshe në PS, sipas tij, nënkupton marrjen peng të organizatës nga pakica. Këtë mendim ai e etiketon si diversion konstant në kampin e PS dhe nxitje me çdo mjet e sherrit mes socialistëve.
Në Kongresin e Jashtëzakonshëm ai e radikalizoi edhe më shumë qëndrimin ndaj mendimit ndryshe dhe përfaqësuesve të tij. I akuzoi përfaqësuesit e mendimit ndryshe se ishin abuzuesit më të mëdhenj të lirisë dhe po e shpërdoronin atë duke u ankuar se u mungonte liria. Përmes një frazeologjie djallëzore ai shkoi deri atje sa ta identifikonte mendimin ndryshe me “barbarizmin kulturor“.
Askush deri më sot në vitet e pluralizmit nuk ka arritur të përçmojë, etiketojë, godasë, shpërfillë, sulmojë në këtë mënyrë mendimin e pakicës, ose mendimin ndryshe, sa Edi Rama i këtyre ditëve. Dhe e gjitha kjo në emër të një interesi personal, që s’ka asnjë lidhje me fatin e PS dhe të ardhmen e saj.
Ndërkohë, partitë moderne në demokraci janë të tilla jo sepse e pranojnë kritikën apo mendimin ndryshe, por sepse e respektojnë atë, sepse i marrin në konsideratë një pjesë të kritikave, sugjerimeve e propozimeve nga pakicat që mendojnë ndryshe.