Të mësosh për...
Agim Baçi
I dashur Amar, ti sot po nis një rrugë të gjatë. Sot do të ulesh në bankat e shkollës për të mësuar “ABC”-në. Do të ulesh bashkë me shumë të tjerë, pa e ditur se ky është starti drejt pjekurisë tënde. Bashkë me ty, në të njëjtën klasë do të ulen shumë nxënës të tjerë, të cilët s’i ke njohur kurrë më parë. Por, tashmë, nisja e kësaj rruge është e përbashkët, edhe pse fundi për shumë nga ju s’do të jetë i tillë.
Shokët dhe shoqet e tua mund të jenë më të gjatë, më të shkurtër, me ngjyrë tjetër, të veshur më mirë, të veshur më keq, me emra nga më të ndryshmit – pra do të jenë nga të gjitha llojet e njerëzve, me të cilët ti, biri im, duhet të mësosh të jetosh pa bërë dallim. Dhe ta dish, se çdo gjë që është ndryshe nga ajo që je mësuar të shohësh deri më sot, duhet dhe do të bëjë të pasur – sepse gjërat që janë ndryshe nga ne, vetëm na pasurojnë, na japin mundësinë të kuptojmë botën e të tjerëve.
Ti, biri im, bashkë me shumë moshatarë, sot di të lexosh e shkruash, pasi kopshtet dhe filmat që keni parë, ju kanë bërë shumë më ndryshe nga ne, prindërit tuaj. Por, sot, ti do të nisësh ta mësosh “A”-në bashkë me të tjerët, ta kuptosh bashkë me të tjerët – dhe kjo është rruga jote e përbashkët me brezin tënd, që pas shumë vjetësh do të ketë në dorë fatet e këtij vendi.
Por pas 20 vjetësh do të jetë vonë për të folur për të tilla gjëra, ndaj dua që shumë gjëra të t’i them që sot - të të them se çdo ditë do të ndryshojmë së bashku. Të të them sot se ti duhet të mësosh në shkollë-por jo që nesër të sigurosh një punë më të mirë se të tjerët. Unë dua të mësosh që të bëhesh një qytetar i mirë për këtë vend, një shok i mirë për ata që ke pranë dhe të duan e i do, por sidomos dhe një njeri i mirë për veten tënde dhe të tjerët.
Biri im, mos beso që kjo që po të them, është e lehtë. Aspak. Por kjo është edhe pjesa më e bukur-duke u përpjekur që sot, ne mund ta fitojmë më shumë njëri-tjetrin, ne mund të kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit.
I dashur Amar!
Ajo që dëshiroj, është të dish të duash shokët e tu – të dish të jesh i drejtë dhe krenar. Dhe kurrë mos lakmo, biri im, atë që rrëzon dikë, por vetëm atë që ndihmon dikë të ngrihet. Dhe kurrë, biri im, mos u shoqëro me ata që janë dyfytyrësh, me ata që nuk thonë të vërtetën.
Biri im, jam gati të flasim çdo ditë e më tepër për çdo gjë që do ta shohësh ndryshe nga ajo që të kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e tu. Jam gati të flasim për mësuesen tënde, për shkollën tënde. Dhe ta dish se mësuesja me të cilën do të njihesh sot, do të jetë e rëndësishme për gjithë jetën tënde, siç ka qenë për ne të gjithë, ndaj duhet të ruash për të respektin më të madh, e ta përshëndesësh çdo ditë me dashuri. Dhe ti, biri im, s’duhet të ngurosh ta pyesësh për çdo gjë që nuk e kupton, sepse duke pyetur, mund të mësosh gjithnjë e më shumë.
Biri im, nëse do mund t’i bësh të gjitha këto, ta dish se ke fituar veten tënde dhe lumturinë e prindërve të tu.