E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani grushton Benalouane në stërvitje

Përveç golave, Erion Bogdani dinë edhe të godas me grushte. Ai është bërë protagonist i një episodi të pakëndshëm te Cezena. Vetëm pak orë përpara ndeshjes me Palermon, sulmuesi shqiptar është përfshirë në një grindje me shokun e skuadrës Yohan Benalouane, ku nuk mungoi edhe përdorimi i duarve.

Pas një ndërhyrjeje të ashpër të mbrojtësit gjatë ndeshjes brenda skuadrës, 34-vjeçari ka reaguar keq, edhe sepse iu tremb një dëmtimi pikërisht në momentin e tij më të mirë. Nuk munguan nervozizmi, ofendime dhe të shtyrat. Por, me sa duket arsyet dhe ndjesa e dhënë aty për aty nuk mjaftoi për të mbyllur konfrontimin. Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, dy lojtarët e Cezenas kanë përdorur edhe duart.

Sherri mori përmasa aq serioze, sa për të ndarë Bogdanin dhe Benalouane ishte e nevojshme ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe e trajnerit Daniele Arrigoni.

Pas këtij episodi, pritej që përveç gjobës, dy futbollistët të përjashtoheshin nga skuadra për ndeshjen me Palermon në “Renco Barbera”.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Përveç gjobës financiare, Bogdani dhe Benaluan udhëtuan me skuadrën në Sicili,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›