Hamburgu kërkon Xhakën, Basel reziston

Hamburgu udhëhiqet nga trajneri Thorsten Fink, të cilit Xhaka i kryente shumë punë kur gjermani e udhëhiqte Baselin. Klubi nga Bundesliga edhe gjatë verës së kaluar e kërkonte Xhakën, derisa tani po mundohen që transferimin e mesfushorit ta kryejnë gjatë këtij dimri. Sipas mediave, edhe Xhaka dëshiron të punoj sërish me ish trajnerin e tij, Fink.
Xhaka ka kontratë me Baselin, e cila i lidh deri në vitin 2015. Por, pavarësisht interesimit të Hamburgut, udhëheqësit e klubit zviceran thonë se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga futbollisti shqiptar.
“Ne e dimë se Fink është i interesuar për të. Por, ne nuk kemi marr ndonjë ofertë zyrtare. Madje, Baseli nuk e ka ndërmend që ta shes Granit Xhakën”, ka thënë koordinatori sportiv i klubit, Georg Heitz.
Hamburgu tash e një kohë të gjatë ka shprehur interesim edhe për kosovarin tjetër të Baselit, Xherdan Shaqirin.