Të huajt, “skarcot” e futbollit shqiptar

Speciale nga AGRON KAJA
Zëvendëskryeredaktor
Gazeta "Panorama Sport"
Në fakt në futbollin shqiptar "moda" e futbollistëve të huaj ka nisur si me "pikatore" pas viteve '90, por ka marrë përmasa të pa imagjinueshme pas vitit 2000. Duke parë aktivizimin e futbollistëve të huaj në sezonin 2006-2007, ku shifra arrin në 47 të tillë, del një mestare 4 në një skuadër. E pra kjo është një mesatare e cila "vret" shumë në futbollin tonë, sepse thuajse të gjithë këta futbollistë nuk janë të nivelit cilësor, madje mund të thuhet se janë shumë më poshtë se disa futbollistë të rinj të cilët "ngrohin" stolin nga prania e tyre. Po pse vijnë kaq të huaj në një kampionat që shpesh thuhet se është i varfër? Duke iu referuar shifrave të regjistrimit në FSHF, Besa e Kavajës ka në këtë sezon 10 futbollistë jo-shqiptarë, e cila kështu ka thyer rekordin e skuadrës së Dinamos që në vitin 2005 në ndeshjen e Kupës Intertoto, Dinamo-Varteks 2-1, ku aktivizoi 7 të huaj: Suat Zendeli nga Maqedonia, Diop, Gaye dhe Gudjaby nga Senegali, Koné nga Mali, Escudero nga Argjentina dhe Marino nga Peruja, pa llogaritur trajnerin Ramon Kabrero nga Argjentina. Më parë ishte Partizani në vitin 2002 ku në ndeshjen e Kupës UEFA, Hapoel Tel Aviv-Partizani 1-0, në formacionin e tij të parë kishte 6 futbollistëtë huaj: brazilianët Brashini, Abilio, Zheraldinjo, Karioka, Princ dhe Delain. Pra ky rekord u thye, nga ku mund të mendohet për një cast se ky rast është unikal, mbase për të gjithë klubet e Evropës Lindore. Dhe ajo që e vecon më shumë këtë fakt është se pagesat e këtyre futbollistëve jashtë cilësie janë shumë më të mëdha edhe nga futbollistët më cilësorë shqiptarë. Absolutisht nuk mund të jetë kështu, sepse në stadin që po kalon futbolli shqiptar, 47 lojtarë të huaj të mirëpaguar në një kampionat shqiptar i thonë realisht "ndal" në mënyrë të pamëshirshme formimit, zhvillimit dhe shfaqjes së talenteve shqiptarë të këtij sporti që është Numri 1 i sporteve në vendin tonë. Eshtë e vërtetë se në klubet e mëdha të futbollit të sotëm ka raste kur në formacionin titullar të tyre mund të ketë edhe 5-6-7-8 ose më shumë lojtarë të huaj, por këta nuk janë janë klube të futbollit amator të Shqipërisë. Ata janë klubet e mëdhenj si Milan, Real, Barcelona, Inter, etj, të cilët nëse vërtet kanë shumë lojtarë të huaj në 11-shet e tyre, mjaft lojtarë autoktonë i shohim të gjejnë vend në klube të shteteve të tjerë të mëdhenj. Kështu: Sa lojtarë nga kampionati shqiptar i futbollit kanë hyrë në vitet e dyndjes së të huajve në një kampionat evropian të një Lige!? Pak, shumë pak, edhe pse ditë më parë një zbor tri ditor solli në Kamëz 39 futbollistë shqiptarë që luajnë në Evropë, dhe që në realitet më të pëlqyerit e Baricit ishin futbollistë kosovarë. Dhe kjo ndodh për faktin se kampionati shqiptar i futbollit nuk po prodhon më, nuk po formon më, nuk po zhvillon më talente. Natyrshëm që njëri nga shkaqet e këtij frenimi mbetet sundimi i klubeve tona të Superiores me shumë futbollistë të huaj. Ndoshta për stadin që kalon Shqipëria më tepër se për lojtarë të huaj futbolli ynë ka nevojë për trajnerë të huaj të sprovuar, ndërkohë që deri më sot asnjë i mirënjohur prej tyre nuk ka zënë vend në klubet tona, në kombinim me trajnerët shqiptarë. Sepse e dihet tashmë që me futbollistët e huaj nuk kemi patur ndonjë përfitim të vëretë teknik përderi sa asnjë lojtar i huaj i sprovuar apo i mirënjohur nuk ka guxuar të kërkojë fanelën e një klubi shqiptar. Me ndonjë përjashtim të vogël kanë ardhur vetëm futbollistë të panjohur dhe pa peshë, fakt që është rëndues kur shikon në stol që qëndron një djalë shqiptar me më shumë talent se këta. Kështu askush nuk mendon se duhet vënë embargo ndaj futbollistëve të huaj në Shqipëri, pasi prania e tyre në stadiumet tona është realizim i një ëndërre të herëshme të futbollit shqiptar i cili ka nevojë për futbollistë të huaj. Por jo deri në 10 të huaj midis të rinjve shqiptarë. Dhe këtu del primar roli i rregullave të FSHF-së, e cila duhet të mendojë për këtë "mbipopullim" në interes të futbollit tonë kombëtar. Politikat sportive të formimit të talenteve shqiptarë ndoshta nuk duhet të kalojnë nga shifra të tilla të futbollistëve të huaj, shpesh të pa vlerë. Të rinjtë shqiptarë ëndrrojnë se mund t'i veshin edhe ata si protagonistë të vërtetë fanelat e klubeve të tyre, ndërsa kthehen në të "papunët" e fushave të blerta, në të përjashtuar artificialisht. Dihet se Shqipëria nxjerr talente të mëdha futbolli, por kohët e fundit ata po përpunohen nga "ustallarët" e Evropës dhe jo në kampionatin e Kategorisë Superiore. FUTBOLLISTËT E HUAJ NË KATEGORINË SUPERIORE SEZONI 2006 - 2007 1.TIRANA Fish, Abraham Alecenu, Diomedes Penja 2.TEUTA Aleksandër Kovac, Idrizovic 3.ELBASANI Abdulla Ishaka, Ejenga Aniset, Akamba, Premton Muja, Liridon Leci, Ilir Nallbani, Ledjo Mehmeti 4.PARTIZANI Larguar Kardek, Leandro, Zhunior, Rodrigo Oliveira 5.VLLAZNIA Igor Radusinovic, Drazhen Milic, Nikolla Vuvcevic 6.DINAMO Goran Vincetic, Zoran Kastel, El Haxhi Gudjabi, Pape Diop 7.KASTRIOTI January Ziambo, Xhejms Ususi, Gabriel Auia 8.LUFTËTARI Rustat Simon 9.FLAMURTARI Sasha Delain, Roxher, Bokatola, Ricard, Sisoko 10.BESA Pikomalek Binogol, Bikuola Nana, Ebanda, Edende Elokan, Fred Bastin, Shpëtim Babaj, Valon Bajgora, Driton Krasniqi, Ismet Munishi, Alban Dragusha 11.SHKUMBINI Abdurraman 12.APOLONIA Zherladinjo, Rosha, De Oliveira, Da Costa Silva GOLAT E SHËNUAR 5 gola: January Ziambo (Kastrioti) 4 gola: Alain Ricard (Flamurtari), El Haxhi Gudjabi (Dinamo), Elokan (Besa) 3 gola: Sasha Delain (Flamurtari) 2 gola: Xhejms Osiu (Kastrioti), Leandro (Partizani) 1 gol: Pikomalek Binogol (Besa), Xhibril Sisoko (Flamurtari), Diop Papa Ablaye, Zoran Kastel (aut), Goran Vincetic (Dinamo), Kardek De Souza, (Partizani), Drazhan Milic (Vllaznia), Aniset Ejanga, Abdulla Ishaka, Akamba (Elbasani), Da Costa (Apolonia) NË 17 JAVË KAMPIONAT, 16 FUTBOLLISTË TË HUAJ KANË SHËNUAR 35 GOLA