Bogdani, në 11-shen më të keqe të javës

Një gjë të tillë e kanë bërë të njohur dje nga mediat italiane, të cilat, shumica ishin të të njëjtit mendim: bomberi shqiptar i Kievos ka bërë një paraqitje jo të mirë në ndeshjen e të mërkurës në shtëpi kundër Lacios, të humbur 1-2.
Bogdani, i cili luajti si titullar për 72 minuta, ishte vlerësuar me notën 5,5 dhe konsiderohej si një dështim i Kievos në sulm.
Igli Tare ndodhej në stolin e Lacios. Ndërsa “Goal.com” ishte media që e kishte vlerësuar si të mirë paraqitjen e shqiptarit, të cilit i kishte dhënë notën 6, një notë të mirë për impenjimin dhe kontributin për skuadrën.
“E bukur paraqitja e shqiptarit, i vëzhguar përveç të tjerave nga stoli kundërshtar prej patriotit Tare. Bashkë me Pelisien (nota 6) arriti të trazojë ujërat pranë portës laciale... mungon goli, por jo përmbajtja e lojës”.