E Diel, 1 Nëntor 2026

Daja: Tirana e vështirë, por Besa ka shanse

BESA -  Të gjithë e kanë kuptuar se brenda Ilir Dajës gjendet një teknik më cilësi të mëdha. Faktet i japin të drejtë: dy skuadra të cilat ai ka drejtuar janë shpallur kampionë, Elbasani në sezonin 2005-2006 dhe Dinamo në sezonin 2007-2008.
Besa e Kavajës në gjithë historinë e saj futbollistike më shumë se 80 vjeçare ka fituar vetëm një Kupë të Shqipërisë, por tashmë presidenti Nexhat Bizhdili në festën e 45-vjetorit të lindjes së tij (përkoi me fitoren kundër Vllaznisë) ka ëndërruar edhe titullin.
"Berluskoni" kavajas kur fitoi Kupën e Shqipërisë (2007) pohoi se tani kishte ardhur koha për të fituar edhe një kampionat. Besa do të përballet të dielën në "Selman Stërmasi" me Tiranën kryesuese dhe një fitore do të thoshte shumë në ecurinë e saj në kampionat. Në tre përballje jashtë fushës, Besa ka fituar 2 e ka humbur 1.
Daja pohon se me djersë e punë, gjithçka arrihet. Tirana është një sfidë e vështirë, por Besa, sipas Dajës, ka shanset e veta dhe tashmë ka një mentalitet kampioni. Testin në Kupën e Shqipërisë para përballjes me Tiranën, Besa e fitoi 2-0 me Ilirinë në Fushë-Krujë.

E Enjte, 30 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›