Tirana, objektivi vetëm 3 pikë me Besën
TIRANA - Rekordmenët shqiptarë zhvilluan në Pukë një ndeshje më shumë me karakter festiv në barazimin 1-1 më Tërbunin në Kupën e Shqipërisë, por në formacionin bardheblu (me pesë mungesa titullarësh) u pa në fushë një emër i njohur: mbrojtësi Rezart Dabulla. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë e Shkumbinit ka munguar në pesë javët e fundit të kampionatit (u dëmtua në ndeshjen kundër Partizanit, java e 3-të) dhe shpreson se do të jetë në fushë të dielën kundër Besës së vendit të dytë (4pikë më pak se Tirana kryesuese).
Një fitore ndaj Besës do të provokonte një riarratisje të Tiranës, por një humbje me formacionin kavajas do ta reduktonte diferencën në vetëm 1 pikë. Dabi e di objektivin e skuadrës. Marrjen e tri pikëve pavarësisht nga kundërshtari. Tirana është e vetmja skuadër pa humbje dhe me 100 për qind të pikëve të marra në shtëpi.
E Enjte, 30 Tetor 2008