Kuzhe do të nisë revolucionin?!

/* */
Shqipëria pësoi humbjen e tretë në shtatë ndeshje për eliminatoret e Euro 2012-s, edhe pse kjo e fundit ishte më dinjitozja.
Por, ajo ndaj Francës (1-2) ishte e para në shtëpi, ndërkohë që me Bjellorusinë (0-2) dhe Bosnjën (0-2) kemi humbur në transfertë.
Trajneri Josip Kuzhe vazhdon të besojë fort në gardën e vjetër – Lala, Skela, Duro, Bogdani, të cilët, në fakt, e kanë ndihmuar kroatin dhe Kombëtaren të vendosë edhe rekordin në renditjen e FIFA-s, vendi i 50-të, maj-qershor 2011 dhe Shqipërinë të vendosej në vazon e katërt në shortin e Botërorit 2014.
Kuzhe, i cili vetë është në fund të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit – i skadon menjëherë pas ndeshjes me Rumaninë, premton revolucion.
Kuzhe: “Pas ndeshjes me Luksemburgun, në Kombëtarë do të nisë revolucioni. Do të ketë shumë ndryshime”.
Pas takimit me Luksemburgun, në “Josy Barthel” (të martën, 6 shtator), Shqipëria do të përballet me Francën, në “Park de Prince” (7 tetor) për t’i mbyllur eliminatoret me Rumaninë në “Qemal Stafa”.
Trajneri: “Teorikisht jemi të eliminuar dhe nuk duhet të humbasim kohë për rinovimin e Kombëtares”.
Në grupin e 23 lojtarëve të thirrur për përballjen e dyfishtë kunër Francës dhe Luksemburgut, Kuzhe kishte thirrur nga lojtarët e së ardhmes, vetëm mbrojtësi Franc Veliu dhe sulmuesin Ahmed Januzi.
Ndoshta në planet e trajnerit mund të jenë Odise Roshi i Këlnit, Hair Zeqirit i Rizerporit, Sabien Lilaj i Inter Zapreshiçit, por dhe Edgar Cani i Polonia Varshava, Agonit Sallaj i Biel-Bienne.
Për mbrojtësin 19 vjeçar, FSHF-ja mori një helikopter me qira për t’i çuar pasaportën shqiptare në Korçë, me qëllim që kosovari të luante në ndeshjen Shqipëri-Poloni, te vlefshme për eliminatoret e Europianit 2013 për moshën deri në U-21.
Kuzhe e pelqeu Sallajn gjate nje grumbullimi me talentet ne Zvicer dhe e provoi ne miqesoren me Argjentinen.