E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani: Gabimin me Francen e shlyej ne Luksemburg

/* */

Me Arjan Beqajn (36) në tribunën VIP dhe Isli Hidin (30) në bankinë, Samir Ujkani (23) ishte në kuadratin e portës shqiptare në sfidën me Francën (1-2).

Portieri i talentuar i Novarës konsiderohet si e ardhmja e katërkëndëshit të Kombëtares.
    
Ujkani pati një pjesë të fajit në golin e parë të Francës, të firmosur nga një lojtar klasi si Karim Benzema i Realit të Madridit.

Ujkani: “Ndihem fajtor për golin e parë. Për këtë gabim u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve”.

Tifozeria “Qemal Stafa” shënoi një rekord shikuesish, 16 mijë të tillë, ashtu si në fitoren 2-1 kundër Greqisë, shtatë vjet më parë, më 4 shtator 2004.

Gjithsesi, Ujkani i largoi shumë shpejt emocionet, kur në dy raste neutralizoi goditjet e Frenk Riberisë, ndërkohë që në dy të tjera e ndihmoi shtylla, nga një çdo pjesë.

Të martën, Shqipëria do të luajë kundër Luksemburgut, por Ujkani nuk do të ketë ndihmën e të paktën katër mbrojtësve: Lorik Canës, Armend Dallkut, Andi Lilës (të pezulluar për kartonë) dhe Debatik Currit (të dëmtuar), ndërkohë që në dyshim është dhe Kristi Vangjeli.

Samiri: “Kemi mungesa të rëndësishme, por unë jam i bindur se kushdo që të luajë në Luksemburg do të bëjë më të mirën”.

Nga lista prej 23 lojtarësh, që Kuzhe thirri për Francën dhe Luksemburgun, në repartin e mbrojtjes janë Admir Teli, Franc Veliu, por pas mund të tërhiqet edhe Ansi Agolli, ndërkohë që pritet thirrja e Endri Vrapit.

Në vizitën e fundit në Luksemburg, për eliminatoret e Euro 2008-s, Shqipëria fitoi 3-0 me golat e Edmond Kapllanit (2) dhe Ervin Skelës.

Luksemburgu ka grumbulluar vetëm një pikë në 8 ndeshje, ndërkohë që dje humbi 2-0 me Rumaninë në “Josy Barthel”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›