Armand Duka: Rinovim deri në masën 40% i Kombëtares

/* */
Dash FRASHËRI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, qendroi në hije gjatë gjithë përgatitjeve të ndeshjes Shqipëri-Francë (1-2), duke i shmangur të të gjitha tentativat e medias, për t’i marrë një opinion bosit të futbollit vendas.
Madje shfaqja e tij e vetme publike ishte gjatë ceremonisë së lamtumirës së golashënuesit të njohur të Kombëtares, Alban Bushi, pikërisht pak minuta para fillimit të takimit. Por, përpara ndeshjes me Luksemburgun, Duka, i cili ndodhet në mandatin e tij të tretë (nga viti 2002), dha një intervistë të shkurtër për mediat.
“Ndaj Francës mund të kishim marrë edhe një pikë, kurse ndaj Luksemburgut, alternativa e vetme është fitorja”, - tha Duka nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Presidenti i FSHF-s foli edhe për rinovimin deri në masën 40 për qind të Kombëtares dhe atë të kontratës të Kuzhesë, duke lënë të hapur mundësinë për t’i dhënë një shans të tretë trajnerit krotat.
Zoti Duka, Shqipëria humbi të premten e kaluar me Francën, por me një ndeshje dinjitoze. Cili është gjykimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit?
Për të qenë sa më realist, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin nuk është se prisnim ndonjë gjë më shumë, por duke parë sesi rrodhën gjërat në lojë kishim mundësi të merrnim një pikë. Skuadra jonë e filloi keq lojën, nuk e filloi atë më besim. Mesa duket i trembi i Francës. Në pjesën e dytë, kur u kujtua skuadra jonë ishte vonë për ta barazuar rezultatin.
Ndaj Luksemburgut do të luajmë me shumë mungesa, por edhe me synimin për të marrë tri pikët. Çfarë mund të presim?
Kjo është një ndeshje shumë e vështirë. Ndoshta është sfida më e vështirë e Shqipërisë në grup. Kjo, pasi është një ndeshje që duhet fituar me patjetër, por nga ana tjetër kemi dëmtime dhe mungesa lojtarësh. Skuadra nuk ka alternativë tjetër, duhet ta fitojë ndeshjen.
Tani objektivi i skuadrës është të grumbullojë sa më shumë pikë. Deri sa parashikoni?
Ok, por tani na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, atë me Luksemburgun. E ritheksoj, është një ndeshje e rëndësishme, më e rëndësishmja në grup. Ne duhet ta fitojmë patjetër.
Trajneri Josip Kuzhe ka bërë të ditur se pas ndeshjes me Luksemburgun do të nisë revolucionin te Kombëtarja. A është ky momenti i duhur?
Unë mendoj se ky grup duhet t’i përfundojë këtë fazë eliminatore, dhe pasi të mbyllet fushata një pjesë e skuadrës duhet të largohet, ndoshta edhe në masën 30-40 për qind.
Me përfundimin e eliminatoreve përfundon edhe kontrata e trajnerit Kuzhe. A do t’i ofrohet rinovimi?
Opinioni im deri tani është pozitiv, por gjithsesi është akoma shpejt. Janë akoma tri ndeshje zyrtare, si dhe të paktën një miqësore. Janë shumë për të menduar nëse do të rinovohet apo jo.