E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Tri pikë në Luksemburg

/* */

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi pak para nisjes për në Luksemburg, se kërkon tri pikër nga transferta e “Josey Barthel”.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne shkojmë në Luksemburg për të marrë tri pikët” - tha Kuzhe, duke synuar të arrijë fitoren e tij të parë në transfertë në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë. Kroati do të ketë mungesën e katër lojtarëve në repartin e mbrojtjes.

Lorik Cana, Armend Dallku dhe Andi Lila do të mungojnë për shkak të pezullimit me kartonë, ndërkohë që Debatik Curri është i dëmtuar. Drejt Luksemburgut udhëtuan 20 lojtarë, përfshirë edhe të sapothirrurin Endri Vrapi. “Ende nuk e kam të qartë se me cilët lojtarë do të luaj kundër Luksemburgut, por i bindur jam se do të luajmë me tre sulmues”.

Në ndeshjen e “Qemal Stafës” për eliminatoret e Euro 2012-s, fituam me një gol të vockël të Hamdi Salihit. Katër vjet më parë, për eliminatoret e Euro 2008-s, Shqipëria fitoi 3-0 në  “Josey Barthel” me një gol të Ervin Skelës dhe një dopjetë të Edmond Kapllanit, ndërkohë që ky i fundit shpreson se do të ketë disa minuta në këmbë, pasi në atë kundër Francës përfundoi në tribunë.

KUNDËRSHTARËT NË GRUPIN D

Bosnjë-Bjellorusi

Dy ekipet do të ritakohen sërish në harkun e katër ditëve, por kësaj radhë në Zenica. Bosnja arriti një fitore me shumë vlerë në transfertën e vështirë të Bjellorusisë, duke fituar 2-0 dhe i shtuar shanset për një nga dy vendet e para në grupin tonë. Për boshnjakët, tashmë në kuotën e 13 pikëve, shënuan brenda dy minutash, Salihoviç me penallti në të 22’ dhe Medunjanin në të minutën e 24-t. Bosnja renditet e dyta në grup, me tri pikë më pak se Franca kryesuese, ndërkohë që Bjellorusia mbeti në kuotën e 12 pikëve dhe në vend të tretë.

Rumani-Francë

Rumania bëri detyrën në transfertën ndaj modestëve të Luksemburgut, duke fituar 2-0 në tranfertë, por përballë Francës, edhe pse do të luhet në Bukuresht, djemtë e Viktor Picurkës do ta kenë shumë vëshrirë me “gjelat” e Lorent Blankut. Francezët fituan 2-1 me Shqipërinë në “Qemal Stafa” dhe kryesojnë grupin me 16 pikë. Rumania ndodhet në kuotën e 11 pikëve. Për Rumaninë pikët e lëna në shtëpi do të thotë të humbasin duelin për vendin e dytë me Bosnjën (13 pikë). Franca e përgatiti në Tiranë ndeshjen me Rumaninë.

EURO 2012
ELIMINATORET
GRUPI D

Të martën, 6 shtator
Luksemburg-Shqipëri     20:15
Bosnjë-Bjellorusi    20:15
Rumani-Francë        20:30

Të premten, 2 shtator
Bjellorusi-Bosnjë     0-2
Luksemburg-Rumani     0-2
Shqipëri-Francë         1-2

1.Franca         7     16
2.Bosnja        7    13
3.Bjellorusia    8     12
4.Rumania        7    11
5.Shqipëria    7    8
6.Luksemburgu    8    1

RENDITJA
EKIPI            N    F    B    H    P
1.Franca        7    5    1    1    16
2.Bosnja        7    4    1    2    13
3.Bjellorusia    8    3    3    2    12
4.Rumania        7    3    2    2    11
5.Shqipëria    7    2    2    3    8
6.Luksemburgu     8    0    1    7    1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›