Revolucioni i Kombetares, kush mund të largohet?
/* */
Me deklaratën e fortë të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për një rinovim deri në masën 40 për qind të grupit aktual të lojtarëve të Kombëtares (përgjithësisht deri në 25 lojtarë), ajo që mund të shtrohet si pyetje është, se kush mund të largohet.
Para pak ditësh, portieri Arjan Beqaj (36 vjeç) e dha vetë dorëheqjen nga përfaqësuesja, ndërkohë që edhe kapiteni aktual i Kombëtares, Altin Lala (35 vjeç) ka bërë të ditur se pas eliminatoreve të Euro 2012-s (përfundojnë në tetor 2011) nuk do të jetë më i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së trajnerit të përfaqësueses, pasi do të fokusohet plotësisht te skuadra e tij e Bundesligës gjermane, Hanoveri.
Fantazisti Ervin Skela (34 vjeç) është aktualisht pa skuadër, dhe zor të gjejë një të re. Pa skuadër për momentin është dhe Klodian Duro (33 vjeç(, por mesfushori mund të sistemohet te Tirana. Gjithsesi, Duro është gjithmonë e më pak në planet e trajnerit Kuzhe. Erion Bogdani (34 vjeç) është duke kaluar një formë shumë të mirë, madje ka shënuar rregullisht në dy ndeshjet e fundit, dhe në takimin kundër Francës tregoi se ka ende dëshirë për të vazhduar të luajë me përfaqësuesen.
Gjithsesi, “Er-Bomber” e ka përsëritur shpesh, se ai do ta rishohë pozicionin e tij në Kombëtare menjëherë sa ta mbarojnë eliminatoret e Europianit, ndërkohë që kualifikueset e Botërorit 2014 startojnë në shtator të vitit 2012 dhe sulmuesi i Çezenës do të jetë 35 vjeç dhe me konkurrentë të fortë se Ahmed Januzi dhe Hamdi Salihi. I rrezikuar mund të jetë dhe Admir Teli (30 vjeç).
Pjesa tjetër e skuadrës, Ervin Bulku (30), Edmond Kapllani (29),Lorik Cana (28), Debatik Curri (27), Armend Dallku (29), Ansi Agolli (28), Hamdi Salihi (27), Gjergji Muzaka (26), Andi Lila (25), Kristi Vangjeli (25), Elis Bakaj (24), Emiljano Vila (23) e ndonjë tjetër, duket se do të jenë dhe fushatën tjetër pjesë e grupit.