E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, një “Zoro” i futbollit

Futbollistët më maskë. Duket si një serial “killer”. Një fantazi e Aleksandër Dumasë apo një Zoro në fushë. Një histori që ka hyrë tashmë në botën e futbollit. Një nga këta është edhe sulmuesi shqiptar i Kievos, Erjon Bogdani.

“Më duhet të ambientohesha me diçka krejt të re. Nuk ishte e lehtë”, - tregon Erjon Bodgani eksperiencën e tij për gazetën italiane “L’Arena”. “Nuk orientohesha mirë në fushë, kisha një lodhje të tmerrshme, për të gjetur pikat e referimit. Por për fat të keq nuk kisha zgjidhje të tjera për të qenë i mbrojtur.


"Maska të ndihmon, ndihesh më i sigurt. Por shpesh herë nuk tregoja kujdes kur më afrohej topi apo kur kisha ndonjë kundërshtar pranë. Me duhet të ambientohesha me reflekse të reja, të pa parishikuara. Por me kohën gjithçka kalon. Sigurisht, lodhja ekziston, por duke qenë i dëmtuar në mollëzën e faqes kisha nevojë për mbrojtje. Dhe prej kësaj nuk shpëton. Dua të them, që pa këtë lloj mbrojtjeje, do të isha i detyruar të qëndroja larg fushave e nuk i dihej se kur do të rikthehesha në futbollin e luajtur”.

Bogdani mban një maskë mbrojtëse në fytyrë për shkak të dëmtimit në ndeshjen me Udinezen, e ku më pas iu nënshtrua edhe një operacioni në mollëzën e majtë.

Madje “Leonardo Di Kaprio” shqiptar, siç e thërrasin shokët, ka shënuar edhe një gol me me maskë para disa kohësh në fitoren 1-0 të skuadrës së parë të Kievos kundër të rinjve të klubit. Në fakt, te Kievo e njohin mirë këtë histori, pasi i ka ndodhur dhe lojtarit Lorenco D’Ana, por në futbollin italian një maskë mbrojtëse e kanë vendosur edhe Mateo Brigi, Bepe Koluci dhe Luca Rigoni.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 25 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›