E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remzi Hoxha",dëshmon Ylli Xhaxhika

Në seancën e radhës për gjyqin për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha është lexuar dëshmia e ish-shefit të Shendëtësisë në SHIK në vitet 1992-1998, Ylli Xhaxhika. Dëshmia e Xhaxhikës u lexua nga Prokurori, pasi mjeku nuk jeton më. Në dëshminë e tij, Ylli Xhaxhika pohon se ka vizituar një të panjohur, të cilin nuk e ka pyetur për emrin, i cili ishte shumë i dobët fizikisht. Sipas ish-shefit të shëndetësisë ky person ka qenë në kushte të rënda higjenike, dhe Xhaxhika i ka dhënë ilaçe për të përmirësuar gjendjen e tij.
Ylli Xhaxhika ka dhënë dëshminë e tij në vitin 2003.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›