Bogdani, pjese e Kievos ne miqesoren me EBA
Erjon Bogdani ka qene pjese e Kievos dhe ka luajtur nje pjese te mire te 90 minutave, ne nje ndeshje miqesore qe u zhvillua gjate dites se djeshme, ndaj Uest Bromuicit, ekipi i Premier Liges. Ndeshja perfundoi ne barazim pa gola, por skuadra e Kievos me lojen e zhvilluar premton shume, para edicionit te Seria A, qe do te filloje me 23 gusht. Trajneri Di Karlo deklaroi se skuadra e tij eshte e kompletuar, duke perfshire edhe Bogun ne planet per sulmin. Bogdani vendosi perfundimisht qe te qendroje ne Itali, per te luajtur edicionin e dyte me te njejtin ekip.