E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili premton: Tirana kampione!

Asambleja konfirmoi president te ekipit Refik Halilin, i cili firmosi nje kontrate sponsorizimi pak jave me pare

Tirana do te kerkoje qe te mbroje "kuroren" e kampiones se vitit te kaluar. Pas eliminimit nga "Champions", bardheblute do te nisin pergatitjet per sezonin e ri me pak ndryshime ne perberje te ekipit, krahasuar me nje vit me pare. Pritet te zevendesohen te larguarit, me lojtare te huaj, qe do te sugjerohen nga trajnerit. Kryeqytetasit, per te mbrojtur titullin kampion jane duke i bere llogarite, me te njejtet kundershtare te nje viti me pare. Kur mbeten edhe pak jave para se te filloje edicioni i ri, 24 here kampionet e Shqiperise do te perforcohen gjate tre javeve te mbetura, per te arritur objektivin e ketij sezoni. Eliminimi nga "Champions" dhe ndeshja e dyte qe u zhvillua ne Norvegji, nxori ne pah disa ane te "erreta" per kryeqytetasit. Ndryshe nga sezoni i kaluar, Tirana ende nuk ka sjelle asnje lojtar me emer pas edicionit te fundit. Bardhebluve iu jane larguar gjithashtu disa emra te spikatur, si Agolli dhe Pezo apo Xhafaj. Kjo ishte sipas drejtuesve te ekipit edhe arsyeja qe nuk arriten te konkurronin Stabaekun, nje skuader me me shume lojtare cilesore dhe kampione ne Norvegji. Megjithate, Refik Halili theksoi pas konfirmimit ne krye te skuadres si president, se do te investoje serish per te ngritur nje ekip me pretendime te medha, me qellim qe te mos cenohen objektivat e sezonit te ardhshem. Ai eshte votuar me shumice nga anetaret Asamblese se Jashtezakonshme te Tiranes, e cila eshte organizuar nga klubi, ndryshe nga Asambleja e mbledhur pak muaj me pare, qe u cilesua ilegjitime. Asambleja e fundit e klubit te Tiranes e mbledhur dy dite me pare pas pese viteve, zgjodhi bordin drejtues me shtate anetare dhe konfirmoi Refik Halilin, president te klubit. Trajneri Ilia Loncarevic do te drejtoje ekipin, ne vijim te sezonit. "Timonieri" ka shprehur edhe domosdoshmerine qe ka skuadra, per perforcime te tjera. Sulmi mbetet "Thembra e Akilit", por sipas bardhebluve duhet nje mbrojtes dhe nje mesfushor. Lojtaret qe do te vijne si perforcime do te jene nga tregu ballkanas, ku Ilia Loncarevic ka njohje te mjaftueshme. Ish-trajneri i Dinamos se Zagrebit, eshte njohur mire edhe me kontingjentin aktual te Tiranes dhe ka thene nder te tjera se, pas eksperiences se pare, e ka te qarte se cfare i duhet ekipit. Ne fillim te javes mesohet se do te kete nje takim mes trajnerit dhe drejtuesve, qe te projektohet Tirana e sezonit 2009-2010. Sidoqofte, bardheblute ndryshe nga sezoni i kaluar, kete vit do te kene me te forte konkurrencen. Nese kampionet ne fuqi nuk kane nisur ende qe te ndertojne ekipin, Dinamo ka kohe qe eshte kompletuar dhe premton aktualisht per t'u shpallur kampione.

Mungesat

Ne asamblene e fundit dhe pas votimit ne bordin drejtues te Tiranes, mungonin dy donatore nga kater, qe njihen si sponsore te ekipi. Agron Papuli dhe Avni Nuri nuk jane perfshire ne financimin e skuadres per edicionin ne vijim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›