Nuk lejohet largimi i lojtareve
Trajneri i Vllaznise, Hasan Lika nuk ka dashur qe ekipi i cili konkurroi ne Evrope e kaloi njerin tur te cenohej, kjo ka qene dhe arsyeja qe presidenti Fushaj kerkoi qe lojtaret te mos largohen. Beqiri pritet te qendroje, nje pike e forte e Vllaznise, por edhe sulmuesi Sinani dhe Shtubina qe kerkoheshin nga skuadra te tjera, do te mbeten ne kampin kuqeblu, ne vigjilje te edicionit te radhes. Pervec vendimit per te mbajtur lojtaret qe perfunduan sezonin aktual, tani jane edhe disa te huaj qe po provohen ne kampin shkodran. Kuqeblute, pas kualifikimit ne raundin e dyte te Liges Europa, do te kerkojne qe te fitojne titullin, ne edicionin e radhes.