E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani pranon krizën: Kievo, në moment të keq

ROME-Humbje si ajo e së dielës duhet të na bëjnë të reflektojmë. Erjon Bogdani ka dashur të "shkundë" mjedisin e Kievos, pas disfatës që kjo skuadër pësoi ndaj Sienës javën e shkuar. "është një moment i vështirë dhe kjo I ndodh çdo skuadre, - tha ai. - Por, tani nuk ia lejojmë dot vetes të gabojmë". Një pjesë e mirë e fajit për këtë gjendje u është hedhur sulmuesve. "Dakord, por ne sulmuesit sakrifikohemi për skuadrën, - shprehet Bogdani. - Kemi pjesën
tonë të fajit, prandaj po stërvitemi shumë para portës".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›