E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shkatërrohet rrjeti i drogës, arrestimet mes Shqipërisë e Belgjikës

ROME-Nga një superacion i Guardia Di Fianca e qytetit të Leces kane rene ne pranga 36 trafikante ndërkombetare te droges.
Arrestimet janë kryer mes Italisë, Shqiperisë dhe Belgjikës. Identiteti i personave të arrestuar nuk është bërë ende i ditur.
Gjate ketij operacioni është sekuestruar edhe një sasi prej 10 kilogram drogë e tipit heroinë si dhe një ton e gjysmë mariuanë. Ndërkohe, policia italiane e qytetit të Foxhias po zhvillon edhe një operacion tjetër për arrestimin e 23 personave, anetarë të një rrjeti shperndaresish droge me degëzime në qytetet e Romës dhe Bolonjës.

(d.b/Ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›