E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani pret trajnerin, per kombetaren

Kievo e Bogdanit eshte shnderruar ne nje "mace te zeze" per ekipet e Seria A. Paraqitjet e fundit te ekipit, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, kane qene mbreselenese, ashtu si kunder ndodhi edhe ne ndeshjen e djeshme, me Xhenoan. Sulmuesi shtatlarte e nisi ndeshjen nga minuta e pare, duke qene nje nder lojtaret me te rrezikshem ne zonen e vendasve. Veronezet fituan ne pjesen e pare, por Xhenoa permbysi shifrat dhe ne fund Kievo i dha gati fund endrres se tyre, per te luajtur sezonin tjeter ne "Champions", duke i barazuar shifrat ne 2-2. Shanset qe xhenovezet te kualifikohen tani jane me te pakta, pasi Fiorentina fitoi ndaj ekipit tjeter te qytetit te Xhenoas, Sampdorias dhe eshte konfirmuar si favorite kryesore, per nje vend ne kompeticionin me te rendesishem evropian. Me 6 Qershor, Shqiperia do te luaje ndaj Portugalise dhe Bogdani pret nje ftese, duke qene se eshte aktivizuar titullar ne javet e fundit. Trajneri i kombetares shqiptar, pas largimit te Ari han pritet te jete italiani, Antonio Kabrini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›