Partizani, tifozet e mbajne ne Superiore
Partizani do te mjaftohet me nje barazim, ne "Roza Haxhiu" te Lushnjes, per te mbijetuar mes me te mirave te Kategorise Superirore. Partizani rrezikon qe te luaje ndeshje "play-out", per te diskutuar qendrimin ne Superiore. Te kuqte e nisin shume keq sezonin dhe po vuajne pasojat e pikeve te lena ne fazen e pare. Megjithate numri i larte i tifozeve i jep shprese ekipit, per t'ia dale mbane. Te kuqte e Shpetim Duros, i jane gezuar fitores se fundit me Elbasanin. Keta te fundit jane rrahur 2-1 dhe vetem nje llogari e vogel matematikore i mban ne Kategorine Superiore. Verdhblute e Elbasanit, kampione vendi, kater sezone me pare, jane drejt renies ne nje kategori me poshte.