E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmuesi kuqezi shenoi dje golin e tij te 12-te, ndaj Austrise se Vjenes

Salihi barazon rekordin e nje sezoni me pare dhe kualifikon Riedin ne Kupen UEFA

Hamdi Salihi shenoi nje tjeter gol per Riedin ne Austri, ndaj Austrise se Vjenes, duke vene ne barazpeshe numrin e golave te ketij edicioni, me ate te nje edicioni me pare. Nje sezon me pare bomebri shqiptar ishte mes me te mirave ne Austri, sepse realizoi 12 gola per Riedin. Kete edicion, 25 vjecari per shkak te nje demtimi, nuk pati rendimentin duhur ne fillim te kampionatit, por me kalimin e javeve ai nis te shenonte vazhdimisht, duke barazuar rekordin e vitit te kaluar. Sulmuesi shkodran i Riedit e gjeti rrugen e rrjetes, ne fund te pjeses se pare, kur realizoi golin e trete dhe qe konfirmoi fitoren e madhe per Riedin, ndaj Austrise se Vjenes. Salihi nje sezon me pare shenoi 12 gola, aq sa ka shenuar deri tani, kur mund te kaloje kete shifer, deri ne fund te kampionatit. Gjithsesi, me e rendesishme se goli, ishte fitorja per sulmuesin e kombetares sone, i cili shenoi edhe ndaj Milanit, pak dite me pare, kur ishte pjese e kombetares B. Sulmuesi kuqezi paralajmeroi rendesine e ndeshjes se radhes dhe deshiren per te shenuar nje gol ndaj Austrise se Vjenes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›