Bogdani, rishfaqet sërish RomaTë hënën doli Grenoble e kampionatit francez që interesohej për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar të Kievos

Nuk ka ditë që të mos ketë lajme për të ardhmen e mundshme të Erjon Bogdanit. Të hënën doli Grenoble e kampionatit francez që interesohej për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar të Kievos, madje u fol se drejtori sportiv, Pier Vantez, kontaktoi me drejtuesit e Kievos. Të martën u rishfaq sërish pista Roma për ish-sulmusin e Veronës. Lajmi jepet nga pupia.tv, një faqe e afërt me skuadrën e Napolit. Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe Lacio, Bolonja e Salernitana.
E Marte, 20 Janar 2009