E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli: “Një shans i madh, nuk dua ta humb”

EKSKLUZIVE - "Më është dhënë nëj shans, të cilin dua ta shfrytëzoj në maksimum". Kështu është shprehur ekskluzivisht për Albania-sport.com, nga Gran Kanaria e Spanjës, sulmuesi i SK Bran Bergen, Migen Memelli, i ftuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për grumbullimin dhjetë ditor në Antalia të Turqisë. "Ndihem në kondicion të shkëlqyer fizik, pasi kemi një javë që ekipi ynë ndodhet për të kryer fazën përgatitore në Spanjë", pohoi Memelli, që shton se është nxirë nga dielli i Mesdheut, teksa kujton se një diell i plotë mungon gjithmonë në Norvegji, ku tashmë mbizotërojnë orët e gjatë të natës. Memelli nuk i është i informuar për konsideratat e dhëna për të nga Baric të cilat janë të publikuara në mediat shqiptare. "Kam qenë edhe disa herë të tjera i thirrur në grumbullime, por ky është ndryshe. Kam më shumë përgjegjësi. Këtu varet edhe ardhmja ime". "Do të përqendrohet gjatë te mua gjatë këtyre dhjetë ditëve, kështu tha trajneri Baric? Nuk kam aspak frikë jam përgatitur shumë fort. Në Norvegji i japin shumë rëndësi përgatitjes fizike. Nuhatja e golit nuk më mungon. Madje, një sulmues për këtë është", pohon jo pak i emocionuar Migen Memelli, pasi albania-sport i bën të ditur deklarimet e Baric. "Vitin e kaluar në total shënova 12 gola, dhe shpresoj se këtë vit do të shënoj akoma më shumë. Kam mundësi më të mëdha për të luajtur këtë vit", saktëson Memelli, që ka ende edhe një vit kontratë me Bran Bergen, plus opsionit të shtyrjes. Migeni do të niset nesër në orën 03.00 nga Gran Kanaria, në një udhëtim që do të prekë edhe tri aeroporte të tjerë: Madridin, Stambollin për të përfunduar në Antalia. "Bran do të ketë nesër një miqësore me Rapidin e Bukureshtit, por një e thirur në Kombëtare vlen sa për dhjetë miqësore edhe me Realin e Madridit", përfundon Memelli përmes messengerit.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›