Bogdani, tani e kërkon dhe Katania
• Qendërsulmuesi i përfaqësueses shqiptare Erjon Bogdani megjithëse nuk ka mundur të shënojë asnjë gol deri në këtë fazë të sezonit në Serinë A, mbetet një nga sulmuesit më të preferuar të klubeve italiane.Pas interesimit të Kaljarit, për gjigantin kuqezi është vënë në radhë edhe skuadra e Katanias. Drejtuesit e kësaj të fundit kanë thënë se janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me Kievon, klub që zotëron edhe kartonin e futbollistit. Ndërkaq për 30-vjeçarin nga Tirana interesohet edhe skuadra e salerntinanës, por zor se futbollisti do të pranojë që të luajë në Serinë B pjesnë e dytë të sezonit, pavarësisht se mund t’i vihen në dispozicion shuma të majme parash.