Skela i shënon gol Kinës
• Mesfushori i përfaqësueses shqiptare Ervin Skela ka realizuar golin ebarazimit në ndeshjen që skuadra e tij Kotbus luajti kundër përfaqësueses kineze U-23 në Kinë. Skela ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 84-ët, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi. Skuadra e shqiptarit ndodhet në Kinë prej disa ditësh. Ndeshja është zhvilluar në qytetin kinez Foshan në praninë e10 mijë tifozëve. Mesfushori shqiptar është aktivizuar në 45 minutat e pjesës së dytë. Megjithëse një ndeshje jozyrtare, goli i shënuar dëshmon qartë formën e mirë të fantazistit të kombëtares shqiptare.