E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani thyen rekordin e Bushit

Erjon Bogdani me golin e shënuar dje në sfidën kundër Lukseburgut, ka shkuar në kuotën e 15 golave me fanellën kuqezi, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Shqipërisë. Në ndeshjen kundër Francës, Erjon Bogdani shënoi golin e 14-të, duke barazuar golat e Alban Bushit dhe duke pasur mundësi që ta thellojë këtë avantazh duke qenë se është ende aktiv. Sulmuesi i Çezenës duhet të shfrytëzojë ndeshjen e fundit me Rumaninë, pasi në Francë nuk do të jetë për shkak të kartonit të kuq që mori dje. Rumania do të jetë edhe ndeshja e fundit e “Bogut” me kuqezinjtë pasi shtatlarti ka deklaruar tërheqjen nga përfaqësuesja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›