E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshje e çmendur në Korçë,shpresat përmbysin Moldavinë

Kuqezinjtë e Artan Bushatit kanë arritur një fitore të vështirë përballë moshatarëve moldavë duke fituar 4-3 si dhe duke përmbysur rezultatin në dy raste

Shqipëri – Moldavi 4-3

Shënues: Sadiku 60’, 80’, Brahimi 75’, Telushi 79’/ Ionita 55’, 61’(p), Ginsari 90’

Shqipëria: Frashëri, Sallaj, Peqini, Bunjaku, Brahimi (Hysenbelliu 78’), Bala (Sadiku 46’) , Roshi, Vajushi, Sykaj, Gava, Pasha (Telushi 34’)

Trajner: Artan Bushati

Moldavia: Rusu, Leu, Platica, Ionita, Mandriçenko (Paseçiniuç 51’ Starçiuç 87’), Androniç (Ginsari 70’), Georgiev, Vorshinel, Hovanshi, Diulger, Jardan

Trajner: Sergej Kirilov

Pas zhgënjimit të pësuar katër ditë më parë po në Korçë nga U-21 e Polonisë, kuqezinjtë e Artan Bushatit kanë arritur të marrin pikët e para në grup, kësaj radhe duke mposhtur bashkëmoshatarët e Moldavisë. Ka qenë një ndeshje tërësisht e çmendur ajo që u luajt në stadiumin “Skënderbeu”, pasi Shqipëria ka qenë në ndjekje të golave të miqve, për të shpërthyer në fund dhe për të futur në kasafortë 3 pikët.

Sikundër edhe në ndeshjen kundër Polonisë, Bushati ka rreshtuar të njëjtin formacion, duke kënë në stolin e rezervave Sadikun, sulmuesin elbasanas që militon në Zvicër. Megjithatë, do të jetë pikërisht ky i fundit dhe Telushi, një tjetër zëvendësues ata që do të kthejnë sfidën e kuqezinjve. Në pjesën e parë rastet për shënim nuk do të jenë të shumta, madje do të jenë fare të rralla. Nga një moment për çdo ekip, në fillim për Moldavinë, kur Frashëri do të presë gjuajtjen e Hovanshit dhe më pas Rusu do të impenjohet nga Roshi në fund të 45 minutave të para. Në fraskionin e dytë do të shënohen të shtatë golat duke e bërë ndeshjen shumë emocionuese. Të parët që do të realizojnë do të jenë miqtë. Ionita do të shënojë pas një kundërsulmi duke i dhënë avantazhin Moldavisë, por do të jetë Sadiku, i hedhur në fushë në vend të Balës, që do të fitojë dhe ekzekutojë saktë një goditje dënimi duke barazpeshuar gjithçka. Por as 60 sekonda nuk do të zgjasë barazimi, pasi në të 61-ën Sallaj do të shkaktojë një 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol sërish Ionita. Ndonëse pësojnë një goditje tjetër në harkun e pak minutave, kuqezinjtë nuk demoralizohen. Brahimi do të barazojë edhe një herë rezultatin e do t’i lërë vendin në fushë Hysenbelliut. Minuta e 75-të kur kosovari që luan sfidën e dytë me kuqezinjtë do të shkundtte rrjetën. Më pas Telushi (79’), pas një kundërsulmi dhe sërish Sadiku pas 1 minute, do ta çojnë shifrën e golave në katër për Shqipërinë duke i dhënë sigurinë e fitores. Megjithatë, për të nderuar emocionet e kësaj ndeshjeje, mendojnë sërish tanët, që të përgjumur u lejojnë moldavëve shënimin e golit të tretë, si për të ndezur edhe më shumë finalen e sfidës. Sidoqoftë, gjithçka mbyllet me kaq. 7 gola të shënuar në vetëm 25 minuta, por që në fund fitorja u ka buzëqeshur djemve të drejtuar nga Artan Bushati.

U-21

Grupi 6

Skuadra N F B H Gol P

1) Rusia 1 1 0 0 2-0 3

2) Portugali 1 1 0 0 2-0 3

3) Poloni 2 1 0 1 3-2 3

4) Shqipëri 2 1 0 1 4-6 3

5) Moldavi 2 0 0 2 3-6 0

Dje

Shqipëri – Moldavi 4-3

Poloni – Rusi 0-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›