E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Po sulmohem sepse bllokova nje pallat pa leje

Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi hodhi dje poshte, akuzat e bera ndaj tij ne te perditshmen shqiptare "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare". Po dje, ai i ka kerkuar prokurorise te beje hetim te plote, duke e nisur se pari nga ai. Olldashi tha se motivi i vetem i ketyre akuzave eshte bllokimi i ndertimit pa leje qe botuesi i "Panorames", ndertuesi Irfan Hysenbelliu, kishte nisur ne Dajt, ne toke bujqesore dhe jo ne truall ndertimi, ne kushet krejt te jashteligjshme..

Pallati

"Me date 5 Shtator, Inspektorati Kombetar Urbanistik ndermori nje kontroll rutine ne komunen e Dajtit per te verifikuar ligjshmerine e ndertimeve qe po zhvilloheshin ne territorin e kesaj komune. Nder konstatimet e ketij kontrolli, ishin disa ndertime pa leje, per te cilat u mbajten procesverbalet perkates, ne perputhje me ligjin, ne baze te te cilit vepron inspektorati", deklaroi Olldashi. Ai beri me dije se nje nder keto ndertesa eshte nje pallat i saponisur, te cilin Olldashi e tregoi per mbare publikun, nepermjet nje fotoje. "Ky pallat, i nisur ne kushte teresisht te jashteligjshme, ne nje territor qe nuk figuron as ne vijen e verdhe te Bashkise Tirane, as ne vijen e verdhe te Komunes Dajt, gjendet ne nje toke bujqesore, pa nje plan rregullues, pa nje studim pjesor", tha Olldashi. Ai u shpreh se pallati, me investitor grupin "Egnatia", sipas ekstraktit te QKR-se, eshte licencuar per import-eksport, pije alkoolike, etj. "Ndoshta eshte licencuar edhe per ndertime, nuk e paragjykoj, por di te them se kjo firme eshte 100 per qind ne pronesi zotit Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetes Panorama dhe grupit mediatik Fokus, ku ben pjese News 24 dhe Gazeta Shqiptare. E ritheksoj, kontrolli rutine u be me 5 shtator. Menjehere te nesermen dhe ne vijim, nga gazetat ne posedim te zotit Hysenbelliu ka nisur nje fushate denigrimi e shpifjesh, kunder ministrit te puneve publike, pra ndaj meje personalisht", ka vijuar ministri Olldashi. Ai ka sqaruar se nuk ka dhene urdher per as per verifikimin e pallatit te Irfanit, dhe as per ngritjen apo prishjen e ketij pallati dhe te asnje personi tjeter. Thjesht, Inspektorati, ka bere punen e tij.

Ligji

Ministri i Puneve Publike ka vijuar se inspektorati, i cili eshte institucion ne varesi te Ministrise se Puneve Publike, nuk ka qene duke bere asgje tjeter pervecse nje kontrolli rutine, gje qe behet gjate 365 diteve te vitit, pasi kjo eshte detyra e tij ligjore. "Fushata e shpifjeve qe nisi menjehere ne organet ne zoterim te ketij botuesi, e cila me shume i ngjan nje shantazhi, po e them perpara jush qe nuk ka asnje shans te funksionoje. Nuk ka asnje shans, qe ne fushata te tilla qe i ngjajne shantazhit, me shpifje te tilla te mund te kercenohet nje institucion, qofte inspektorati qofte ministri i Puneve publike", tha Olldashi. Ai premtoi se do te vazhdoje te kerkoje nga te gjitha hallkat e MPPT respektimin e ligjit, per sa kohe mazhoranca dhe kryeministri ia besoi kete detyre. "Te njejten gje do ta bej edhe kundrejt zhvillimeve te fundit qe kane ndodhur dhe sapo i permenda. Me konkretisht, i jam drejtuar me nje leter kryeprokurores se pergjithshme Ina Rama, per t'i sugjeruar fillimin kryesisht, te hetimeve per gjithcka botohet ne kete gazete. Pra i kam kerkuar fillimisht hetimin e gjithckaje thuhet per mua", tha Olldashi. Ai beri me dije se ka dorezuar kallezim penal kunder botuesit dhe ndertuesit Hysenbelliu, per shpifje per shkak te detyres, dhe se treti, Olldashi beri me dije se i eshte drejtuar gjykates se Tiranes per demshperblim jopasuror ndaj tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›