E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, “viktimë” e vetes dhe drejtuesve të Sienës

Edhe pse ishtin të shumtë zërat që e shikonin Erjon Bogdanin larg Sienës, shqiptari sërish mbeti "pronë" e formacionit bardhezi.
Media italiane e specializuar i ka bërë një radiografi të plotë gjithë "cëshjtes" Bogdani gjatë merkatos së kësaj vere.
Në mesin e muajit korrik, Bogdani ishte gati pjesë e Udinezez për një shumë aspak indeferente prej 3.5 milionë euro, por ajo nuk u mbyll pasi qendërsulmuesi shqiptar kërkoi nga friulanët një kontratë trevjecaredhe e të njëjtën pagesë që përfitonte që i garantonte presidenti i Sienës, De Luka. Bosi Poco i Udinezes nga ana a tij qëndroi i palëkundur në ofertën e tij për një pagesë prej gjysmë milioni euro.
Pas kësaj erdhën kërkesat e Kievos dhe Torinos. Kievo gjeti menjëherë nga Palermo zëvendësuesin e Amaurit me blerjen e Godeas.
Torino tentoi për Bogdanin, ndërkohë që mbeti e befasuar nga Perineti i Sienës, që kërkonte për shijen e Bogdanit, 3.5 milionë euro dhe kartonin e Stelonës. Kështu presidenti Kairo gjeti një lojtar tjetër me karakteristika të përafërta me Bogdanin, Konan të Leces, duke lënë përfundimisht te Siena, sulmuesin shqiptar.
-----------
Gledi Shabani
asport@albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›