Arsenali blen Denilson për 6.5 milionë euro

Arsenali pranoi të paguante 6.5 milionë euro për të blerë mesfushorin brazilian Denilson. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Sao Paolos.
Akordi me klubin anglez të Premier League u finalizua ditën e enjte.
Sipas klubit brazilian, lojtari 18-vjecar, emri i plotë i të cilit është Denilson Pereira Neves, do të huazohet në një klub europian të një rëndësie më të vogël, ku dhe lojtari do të fitojë eksperiencën e duhur.