E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves nuk e vazhdon kontratën

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:39

Nëse Dani Alves nuk pranon ta vazhdojë kontratën, ai do të largohet nga Barcelona gjatë verës.

Ky është vendimi i udhëheqësve të klubit katalunas, pas ndërprerjes së shpeshtë të bisedimeve për vazhdimin e kontratës së brazilianit, e cila skadon në vitin 2012.

Alves kërkon një pagë të përafërt me lojtarët kryesorë Xavi, Iniesta e Messi, një gjë e cila është konsideruar e pamundur nga kryesia e klubit.

Nëse nuk arrihet gjuha e përbashkët, lojtari do të shitet në qershor, për të mos e humbur përfundimisht një vit më pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›