E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motta, i nderuar që e ftoi Italia

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:37

Thiago Motta ndihet i çliruar, pasi më në fund mori ftesën e parë nga përfaqësuesja italiane për miqësoren ndaj Gjermanisë, e cila do të zhvillohet në Dortmund.

“Më në fund në Kombëtare”, është shprehur mesfushori i Interit i cili për këtë të arritur ka falënderuar udhëheqësit e Genoas, ku e riktheu formën pas periudhës së vështirë që kaloi.

“Nesër (të mërkurën) do të jetë një ditë e madhe për mua, ndihem i privilegjuar. Nuk do ta këndoj himnin sepse e njoh melodinë, por fjalët nuk i di. Edhe pse jam lindur në Brazil, unë gjithmonë jam ndier italian sepse e kam pasaportën që një kohë të gjatë”, vazhdoi 28 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›